2008-05-16 17:41:29

Bush në Arabinë Saudite nënshkruan katër marrëveshje


(16.05.2008 RV)Presidenti amerikan Xhorxh Bush ndodhet sot në Arabinë Saudite për 75-vjetorin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai dhe mbreti Abdallah nënshkruan katër marrëveshje për të mbrojtur nga terrorizmi infrastrukturat e fuqisë së parë botërore të naftës dhe për të bashkëpunuar në fushën e përdorimit të energjisë bërthamore për qëllime civile.

“Është koha për një paqe të drejtë ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve”. Kjo është parrulla e javës ndërkombëtare të veprimit për paqen në Izrael e Palestinë, organizuar nga Këshilli botëror i Kishave. Ajo do të zhvillohet në dhjetra vende në botë nga 4 deri më 10 qershor. Nga Gjermania në Irlandë, nga Hungaria në Sri Lankë, të cilat këtë vit marrin pjesë për herë të parë në manifestim, të shumta janë iniciativat që kanë për qëllim lutjen e përbashkët, për t’i kërkuar Zoti t’i dhurojë kësaj Toke udhëheqës të aftë e të gatshëm t’ia kushtojnë jetën paqes së drejtë ndërmjet popujve.

Përfundoi në Doha të Katarit konferenca e gjashtë mbi dialogun ndërfetar. “Krerët e fesë duhet t’i edukojnë brazat e rinj me frymën e paqes e të respektit për njëri-tjetrin”: këto qenë fjalët e presidentit të Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, kardinalit Zhan Lyi-Turan. “Historia na mëson se fetë nuk bëjnë luftë – theksoi Turan – por ndjekësit e tyre fatkeqësisht po. Të gjejmë pra guximin për të qenë bartës të paqes”. Në dy ditë debatesh me temë: “Vlerat fetare që nga paqja deri në respektin për jetën” morën pjesë 155 studiues dhe eksponentë fetarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.