Thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë më 21 maj në audiencën e përgjithshme së bashku
me ipeshkvijtë e tyre.
(15.05.2008 RV)Ipeshkvijtë e Shqipërisë, në vizitë ‘ad Limina’, ftojnë bashkësinë
katolike shqiptare të Romës e të Italisë, të bashkohet me ta në Sheshin e Shën Pjetrit
të mërkurën, më 21 maj, ora 10.00, për të marrë pjesë së bashku në audiencën e përgjithshme
të Atit të Shenjtë, Benediktit XVI. Me këtë rast janë siguruar disa vende për përfaqësuesit
e bashkësisë shqiptare në këtë ngjarje kaq të rëndësishme. Biletat do të shpërndahen
në orën 9. 00 tek obelisku në mes të Sheshit të Shën Pjetrit. Kujtojmë edhe se
gjatë qëndrimit të tyre në Romë (19 deri më 25 maj) ipeshkvijtë do të marrin pjesë
në një takim, organizuar nga Migrantes (Fondacion i Konferencës Episkopale Italiane).
Takimi, me temë: “Raport për objektivat e realizuara dhe programimin e veprimtarive
të reja baritore me emigrantët shqiptarë në Itali”, do të mbahet më 22 maj.