2008-05-15 15:22:01

Etërit Barnabitë në Milot:nisma baritore e kulturore për formimin e të rinjve e vlerësimin e historisë së vendit.


(15.5.2008 RV)Nga veprimtaritë e ndryshme baritore e kulturore të Kishës famullitare të Milotit nën udhëheqjen e Etërve Barnabitë. Në këtë vend me rastin e vizitës baritore të ipeshkvit të vendit imzot Rrok Mirditës, më 8 e 9 maj janë organizuar disa ngjarje të rëndësishme siç është restaurimi e bekimi i Kishës së vjetër të shëna Prenës në fshatin Gallatë të Milotit, promovimi i aktivitetevekulturore si përurimi i bibliotekës kishtare në Milot e cila është në dispozicion për nxënësit e shkollës së Milotit dhe promovimi i librit të studiuesit Kastriot Marku mbi historinë e Kishave në zonën e Kurbinit. Më hollësisht mbi këto të dëgjojmë barnabitin Atë Gjovani Peraxhine në mikrofonin e Karatina Nushit…………RealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.