2008-05-13 17:50:16

Olimpiada në Kinë mund të ndikojë për njohjen e të drejtave të njeriut, duke nisur e drejta e komunikimit.


(13.05.2008 RV)RealAudioMP3 Disa janë rrethanat në të cilat, këto ditë, Kina ishte e do të jetë e pranishme në mendimet e Papës e të Selisë së Shenjtë. Javën e kaluar ishte përmes koncertit në Sallën e Palit VI, dhënë për nder të Benediktit XVI nga Orkestra Filarmonike e Kinës; javën e ardhshme do të jetë përmes Ditës së parë të lutjes për Kinën. Një nga protagonistët e jetës kishtare kineze është, pa dyshim, kardinali Çen Zhë-Qyn, kryeipeshkëv i Hong Kongut, i cili foli dje në Torino, në Panairin ndërkombëtar të Librit. Duke pasur parasysh Olimpiadën e ardhshme, Hirësia e Tij u shpreh kështu në mikrofonin e Radios sonë:

Përgjigje: - Mendoj se Olimpiada është një gjë e rëndësishme; përfaqëson një vlerë që nuk duhet ngatërruar me gjëra të tjera. Prandaj edhe Papa ka uruar që të zhvillohet me sukses. Këto gara vëllazërore, këto takime të njerëzve nga të katër anët e botës, janë me vlerë të madhe. Natyrisht duhet përfituar nga ky rast, për të inkurajuar qeverinë e Pekinit ta rishikojë edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke nisur nga liria më e madhe që duhet të kenë mjetet e komunikimit, ashtu siç premtoi, kur kërkoi që Olimpiada të zhvillohej në Kinë.

Pyetje: - Benedikti XVI në fjalimin drejtuar Orkestrës kineze, u shpreh kështu “Sonte, duke ju pritur ju, të dashur artistë kinezë, Papa pret simbolikisht mbarë popullin tuaj, e sidomos bashkëqytetarët tuaj, që besojnë në Jezusin e kanë një lidhje të posaçme me Pasardhësin e Shën Pjetrit”. Si u pritën këto fjalë në Kinë?

 
Përgjigje: - Lexova në gazetën komuniste të Hong Kongut se fjalët e Papës janë cituar besnikërisht. Domethënë se i kanë pranuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.