Më 22 maj Papa do të kremtojë Meshën e Korpit të Krishtit në Bazilikën e Shën Gjonit
në Lateran e do t’i prijë procesionit eukaristik.
(13.05.2008 RV)Të enjten, më 22 maj, Solemniteti i Korpit e i Gjakut të Krishtit,
në orën 19, Benedikti XVI do të kremtojë Meshën Shenjte në tremen e Bazilikës së Shën
Gjonit në Lateran. Në përfundim të Meshës, sipas njoftimit të zyrës së kremtimeve
liturgjike, Papa do të kryesojë Procesionin eukaristik që, duke përshkuar Rrugën romake
Merulana, do të arrijë në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe. Në krye të procesionit
do të jenë skautët, ndjekur nga Bashkëvëllazëritë, Shoqatat eukaristike, ministrantët,
Kalorësit e Varrit të Krishtit, rregulltarët e rregulltaret, priftërinjtë, famullitarët,
kapelanët e prelatët e Shenjtërisë së Tij, ipeshkvijtë, kryeipeshkvijtë e kardinajtë.