2008-05-12 16:21:06

Tërmet katastrofik në Kinë: së paku 7000 viktima


(12.05.2008 RV)Tërmet 7,8 ballësh të shkallës Rihter në Kinë, me qendër në provincën jugperëndimore të Sishuanit. Bilanci i përkohshëm flet për 3000-5000 të vdekur e rreth 900 nxënës ndodhen poshtë gërmadhave të një shkolle që u shemb nga lëkundjet. Skena paniku edhe në Pekin, ku njerëzit u derdhën rrugëve. 80% e ndërtesave të Beçuanit janë shkatërruar plotësisht. Qeveria ka çuar për ndihmë ushtrinë dhe kryeministri kinez, Uen Xhiabao ndodhet në zonë për të kontrolluar personalisht situatën. Zona të tjera kanë mbetur pa lidhje telefonike dhe pa mundësi për të marrë ndihma për shkak të ndërprerjes së rrugëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.