Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë.
(12.05.2008 RV)Ndër kambë Tua
Ndër kambë tua, Zoja Mërí, Janë tue
ardhë, qe, tanë bijt t’tú; Merr dhantinë, që me dashtëní Zêmra e jonë, o Nanë,
t’kushton. Por n’mos kjoshin zêmrat tona Aq të bardha, porsi lili: Ti
jé Nana gjithë e jona, Tjeter shpirti s’na kerkon. Nanë e dashtun, Nanë e lume, Nanë
e Zotit n’ty mishnue, Ti e din mirë se n’jetë t’shkretnueme, Zêmra e eme, o
Zojë, ankon. Ty, o e Qiellve bukuria, Ty, që ndrite prosi diell, T’falet,
Zojë, t’falet, Maria, Zani i em, kah lavde t’kndon. Sheklli e ferri, ah! sa
mundohen Me m’vû prita, n’mëkat me m’ rrxue; As un’ s’kam se kuj i ankohem, Veç
Ty, o Nanë, që t’mirën m’don. Kur kah Ti un’ sytë i priri, Njallem n’zêmër
plot uzdajë, Zojë, prej Teje na rrjedh hiri, Nper Ty shpirti, o Nanë shêjtnon. Due
me t’ dashtë, me t’ dashtë gjithhera, M’u ndezë flakë n’dashtëní për Ty ; Me
t’avitë due zêmra tjera Me t’kndue ‘ i lavd që Ty t’madhnon. Ardhët, po,
ardhët, ah! shpejt ardhët dita, Qi i shkatërruem prej shekllit t’mjerë, Fluturim,
si gjithherë prita, Ardhsha atje, ku Ti lumnon. E atje n’qiellë, po para fronit Shpirti
em tue u permbysë, Ka me u gëzue pergjithmonit: Tjeter zemra, O Nanë s’m’
dishron.