2008-05-12 16:22:52

Liban: vazhdojnë luftimet në Tripoli


(12.05.2008 RV)Qetësia e dukshme në Liban u prish sërish në veri, ku në Tripoli ka pasur ndeshje me armë ndërmjet milicëve sunitë pro-qeveritarë dhe guerrilasve hezbollah. Një person ka humbur jetën për shkak të një plumbi që e kapi ndërsa ecte rrugës. Ndërkaq, bilanci i ndeshjeve të djeshme në Bejrut ndërmjet druzëve aleatë dhe atyre armiq me hezbollahët ka arritur në 36 viktima. Sot, në kryeqytetin libanez gjendja është më e qetë, me sinjale të pakta se jeta po rifillon sërish. Që nga e mërkura e kaluar, fillimi i konfliktit në Liban, 82 persona janë vrarë e 250 të tjerë janë plagosur.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Lidhjes Arabe, në nivel ministrash të jashtëm, sot në Bejrut mbërriti një delegacion i organizatës panarabe, i cili duhet të ndërmjetësojë mes palëve. Akoma nuk është fiksuar një datë për këtë, por burime nga shtypi flasin për të mërkurën.







All the contents on this site are copyrighted ©.