2008-05-12 18:32:33

Familja, në qendër të asamblesë plenare të Këshillit Papnor për Emigrantët.


(12.05.2008 RV)Që nesër e deri të enjten e ardhshme, në pallatin e Shën Kalistit, në Romë, do të nisin punimet e mbledhjes XVIII plenare të Këshillit Papnor të baritorisë për emigrantët dhe endacakët me temë: “Familja emigrante dhe endacake”. Punimet do t’i hapë kryetari i dikasterit, kardinali Renato Rafaele Martino. Gjatë mbledhjes do të flitet kryesisht për vështirësitë e familjes emigrante sot, duke pasur mirë parasysh se problemet e saj janë të përafërta me problemet e të gjitha familjeve aktuale. Së pari, familja nuk është shumë e thjeshtë njerëzve që e përbëjnë, por realitet unik, me gëzime e dhimbje, flijime e mundime. Duhet prandaj të mbetet e bashkuar, duke e mbrojtur nga ndarjet, karakteristike për familjet e emigrantëve, që mund të çojnë në pabesinë e bashkëshortëve, në prishjen e kurorës e në probleme nga më të ndërlikuarat që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.