2008-05-11 18:39:59

Benedikti XVI, nga Perëndimi në Lindje: reflektim i Atë Federiko Lombardit


(11.05.2008 RV)RealAudioMP3 Është ende tepër e gjallë jehona e shtegtimit të Papës në Amerikë dhe entuziazmi e simpatia që shprehu populli amerikan, si përgjigje ndaj nderimit me të cilin Benedikti XVI foli për këtë komb të madh, për historinë e tij e vlerat e tij, e ja që, në Sallën e Palit VI, jetuam një çast tjetër kuptimplotë takimi, kësaj radhe me shikimin drejt Lindjes, përmes një përfaqësie cilësore, ardhur nga Kina. Një takim me karakter e natyrë krejt të ndryshme, natyrisht, sepse tjetër gjë është të shtegtosh në një vend e tjetër, të pranosh homazhin e një orkestre të madhe, gjë që, gjithsesi, dëshmon me sukses gjërësinë e horizontit e të gatishmërisë së Kishës katolike për të dialoguar, si dhe dëshirën për shërbim shpirtëror pa kufij. Nga Perëndimi në Lindje, pra, jo vetëm popujt e mëdhenj, por mbarë popujt, janë të mirëpritur në takim. Papa, që e quan Sallën e madhe të Audiencave ‘dritare e hapur mbi botën, ku takohen njerëz të ardhur nga të katër anët e tokës, secili me historinë e vet personale e me kulturën e vet, secili i pritur me të njëjtin nderim e me të njëjtën përzemërsi”, pohoi se “mikpriste simbolikisht mbarë popullin kinez”, dhe bëri urimet për përgatitjen e Olimipadës së ardhshme, duke e parë “si ngjarje me vlerë të madhe për mbarë njerëzimin”. E ndërsa përgatitemi për ditën e lutjes kushtuar Kishës në Kinë, që do të kremtohet më 24 maj, sipas dëshirës së Papës, shprehur në Letrën e famshme të vitit të kaluar, e shikojmë plot besim vijimin e rrugës së gjatë të dialogut ndërmjet Kishës, popullit kinez dhe autoriteteve të tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.