2008-05-10 18:34:27

Solemniteti i Rrëshajëve 2008: Papa do të kryesojë Meshën në Vatikan.


(10.05.2008 RV)Nesër Kisha do të kremtojë Solemnitetin e Rrëshajëve. Në orën 10.00 Benedikti XVI do të kryesojë Meshën Shenjte në Bazilikën e Vatikanit.
Kujtojmë se është festa e ndikimit të Shpirtit Shenjt mbi bashkësinë e krishterë, për forcimin e besëlidhjes, vulosur nga prania e Krishtit të ngjallur, të pranishëm përmes Shpirtit të Tij e Fjalës së Tij. E kjo prani krijon mundësinë që Kisha të mos jetë thjeshtë një strukturë, një organizatë, por një trup i vetëm, që jeton me Zotin e vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.