2008-05-10 15:37:40

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


(11.05.2008 RV)Shtegtimi n’Kevlar
(prej Heinrich Heine)
I.
Nana n’dritsore rrite,
Ne shtrat ish djali shtrue:
“Me pamun proçesjonin,
Wilhelm, a don m’u çue ?”

“Un jam i lig, o nanë,
As ndîi as muej me paa:
Kam n’mênd te dekmen Rite,
E zêmra âsht fort tuj m’kiaa. »

« Rruxaren mêrr, e librin,
Çou, n’Kèvlar do t’shkojm sot:
Me t’shndosh kaa zêmren Zoja
Qi âsht Nana e t’ Madhit Zot. »

Flamorët e Kishës perhidhen,
Muzikës po i ndihet toni :
N’Kolonje, ne breg t’ Rrenit,
Kadalë ecë proçesjoni.

Mas popullit shkon nana
Me djalë të vet per brii ;
E kndojn te dy nji gojet:
“Levdue kjosh ti, Marii!”.
II
Nana e Tenzot ne Kèvlar
Petkun kaa veshë mâa t’riin ;
Asajë me shndoshë i duhet
T’tanë t’ligjt qi sot ktû viin.

E Zojës i biin dhuntiina
Kta t’ligj, e vjerrin n’muer
Gjymtyrë me dyllë trajtuemun
Me dyllë bâa kamë e duer.

Aj qi ‘ i dorë dyllit prûni
Doren e shdoshun kaa:
Aj qi ‘i kamë dyllit falë,
Ne kamë s’ndjin dhima mâa.

Nji zêmer t’vogel dyllit
Prej qirit trajtoj nana:
“Çoja ket Zojës, e dhimat
Kaa per t’i shdnoshun t’tana”

Aj, tuj dnesue, tu Zoja
Me zêmer dyllit shkon,
Prej syvet lot tuj derdhun
Me folun po fillon :

« Tu Ti, nder t’gjith bekue,
Sherbtorja e t’Madhit Zot,
O Rregjinesha e Qiellit,
Kam ardhë me derdhun lot.

Me nanen bashkë t’Kolonjes
N’gjytet kem ndêjë me shpii:
Aj me kapelna e kishna
Âsht plot, o virgjin Mrii.

Kojshii kemë pasun Riten
Qi n’tjetren jetë kaa shkue:
Zêmren e dyllit mêrre
E shndoshma zêmren mue.

Te zêmres m’a shndosh varren
Si tesh, âshtû n’pleqnii.
Tuj t’lutun kam me kndue:
“Levdue kjosh ti, Marii.”
III.

N’odë t’vogel i muer gjumi
Nanen e t’ligun djalë:
Kur qe se mrênda Zoja
Hini kadalë kadalë.

Mii t’smûetin djalë perkulun
Letë doren n’zêmer t’tii
E shtini, e me buzë t’qeshun
U zhduk per mrekullii.

N’ ânderr gjithçka pau nana,
E mâa kish pasë shikjue:
Filluene qêjt me lehun,
E kiè prej gjunit çue.

U çue, e mii shtrat djalin
E pau të dekun shtrii :
E bardha dritë e agimit
Letë luejte mii ftyrë t’ii.

  Dy duert perpoq at hera
E shuemja nanë n’habii;
E kndoj letë-letë me zêmer :
“Levdue kjosh ti, Marii!”

1Përkthyer nga Dom Lazër Shantoja, Vepra, Botime françeskane, Shkodër , 2005, fq. 21

 
2 Kèvlari, a mâa mirë Kevelaeri, âsht nji vênd i Germanies qi rri afer bregut t’Rrenit, e kû âsht nji e permêndune Shêjtnore e Zojës. N’Kèvlar per gjith vjet katolikët e atyne rrethevet bâjn me shumice shtegtime t’divoçme e t’madhnueshme per me nxjerrë prej s’Lumes Zojë hire e mrekullii gjithfarësh. Mii nji kso shtegtimesh flet kjo poezi e Heines e perkthyeme prej germanishtjet (shënim i përkthyesit).







All the contents on this site are copyrighted ©.