2008-05-09 16:43:28

Papa në takimin me Karekinin II në Vatikan: “Shpirti Shenjt mund t’i hapë portat e mbyllura”.


(09.05.2008 RV)T’ia hapim zemrat Shpirtit të bashkimit, për të fuqizuar lidhjet e unitetit ndërmjet të krishterëve: këtë theksoi sot Papa, duke pritur në audiencë Patrikun dhe Katolikosin e të gjithë armenëve, Karekinin II. Benedikti XVI kryesoi, në Sallën Klementine, kremtimin ekumenik të orës së mesme, në të cilin mori pjesë Karekini II, së bashku me një delegacion ipeshkvijsh dhe besimtarësh armenë. Në kremtimin, gjatë të cilit u gërshetuan lutjet në latinisht me ato në armenisht, ishte i pranishëm edhe kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të “
Shpirti Shenjt mund t’i hapë portat, që u mbyllën; të frymëzojë fjalët, që u harruan; të rilidhë fijet, që u këputën”. Duke kujtuar solemnitetin e afërt të Rrëshajëve, Benedikti XVI theksoi se Shpirti Shenjt bashkoi në një zë të vetëm, për të shprehur besojmën e fesë, gjuhët e shumta të njerëzve, mbledhur në Jeruzalem. Rruga drejt rivendosjes së bashkimit të plotë e të dukshëm ndërmjet gjithë të krishterëve, mund të duket e gjatë dhe e thepisur – vijoi Papa. Shumë – shtoi - mbetet ende për t’u bërë, që të shërohen plagët e thella e të dhimbshme, të cilat e shpërfytyrojnë Korpin e Krishtit. Megjithatë – reflektoi Benedikti XVI – Shpirti Shenjt vijon t’i prijë Kishës në mënyra të habitshme e shpesh, edhe të papritura. Në se zemrat tona e mendjet tona janë të hapura për Shpirtin e bashkimit, Hyji mund të bëjë përsëri mrekulli në Kishë, duke i riforcuar lidhjet e bashkimit.
“In our ecumenical dialogue…
“Në rrugën tonë ekumenike – vijoi Ati i Shenjtë – është bërë një përparim i rëndësishëm në sqarimin e mosmarrëveshjeve doktrinore që na ndanë, posaçërisht mbi çështjet e Kristologjisë. Prej këndej, urimi që Komisioni i përbashkët për dialogun teologjik me Kishat ortodokse, anëtare e të cilit është edhe Kisha Apostolike Armene, të vijojë me ritme të shpejta punën për arritjen e bashkimit të plotë e të dukshëm e të vijë dita kur uniteti në fe ta bëjë të mundshëm edhe kremtimin e përbashkët të Eukaristisë.
“Thanks to your pastoral leadership…”
“Faleminderit për udhëheqjen tuaj baritore – i tha në përfundim Benedikti XVI, Karekinit II, duke shprehur kënaqësinë se tani drita e lumnueshme e Krishtit ndriçon rishtas mbi Armeninë e kumbojnë përsëri plot shpresë fjalët shëlbuese të Ungjillit, pas vuajtjeve, vështirësive, martirizmit të një Kishe që, në bashkëpunim me Kishën katolike, punon për paqen, drejtësinë dhe të mirën e përbashkët.
“We welcome the ongoing dialogue… “Edhe Karekini II e inkurajoi dialogun në vijim ndërmjet Kishës Katolike e familjes së Kishave ortodokse lindore dhe e falënderoi Papën për kujdesin e tij në shërbim të njohjes e të kuptimit të bazave të krishtërimit, në mënyrë që breznitë e ardhshme të jenë dëshmitare të Krishtit.
Në fjalimin e tij, Patriku i të gjithë armenëve uroi edhe që të njihet ndërkombëtarisht e drejta për vetëvendosje e Republikës së Nagorno Karabahut.







All the contents on this site are copyrighted ©.