2008-05-08 12:50:34

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë.


(08.05.2008 RV)Un jam bija e Zojës s’Bekueme.
 
Me mue qiella do t’ gazmohet,
Toka marë me mue do t’ gzojë,
T’tanë n’blerim per mue do t’ shtrohet,
Me mue zanin do t’bashkojë,
Kahë kendoj me zêmer t’gzueme:
Un jam bija e Zojës s’Bekueme.
Madhnon n’tokë një i parë ushtriet,
Per nderim qi i xuer ngadhnimi,
Levdon nâm kush dhanë mas dijet;
Xjerr n’per tê çka i lypë gjallnimi;
Pra un jam fort mâ e madhnueme,
Pse jam bija e Zojës s’Bekueme.
Me kenë veshë me petka arit
E m’u njehë nji nder mretnesha,
S’kish’ m’u rrejtë mas kaq visarit,
Mas krenijet per kahë vesha.
Njeti zemra âsht e lumnueme:
Un jam bija e Zojës s’Bekueme.
Po, ky emen ulë prej qiellet,
M’ndritë kahë shpirti e m’mushë me gzime;
N’per ket êmen per mue kthiellet;
Per mue prâjnë t’vshtira e thellime
Kahë mendoj me zemer t’ gzueme,
Se jam bija e Zojës s’Bekueme.
Kam me kenë un mirë me Zotin;
Kam me e dashtë, kam me e nderue.
Tuej i sherbye kam me e shkue motin;
N’te pa drojë kam me pushue,
Dér as t’ ruhem e kullueme:
Un jam bija e Zojës s’Bekueme.
Ka me m’mlue mi shekull terri;
Anmiqt rrethas do t’m’ kerconhen.
Kundra mejet tash lshon ferri.
Tash vinë tjerë qi n’t’zeza gzohen;
Por do t’m’ gjêjnë kta mue t’ forcueme:
Um jam bija e Zojës s’Bekueme.
Kur i mrapshti, qasë prej mejet,
Ndjete t’poshtme t’duen me m’zblue;
Ka me ikë si i gjuem prej rrfejet
Si t’a dijë kuej i jam kushtue.
Kur t’i thom n’zemër t’kullueme:
Un jam bija e Zojës s’Bekueme.
Deken gadi jam me e msý.
Nuk m’topitë mue droja e mdera;
Menden kush s’ka me m’a thye,
S’kam me u lodhun kurrnji hera,
Do t’qindroj zemer-kullueme:
Un jam bija e Zojës s’Bekueme.
Sa herë drita n’qiell t’agoje,
Tuej gzue zemren e njerzimit,
Mlojn’ e vet sa herë t’a shtroje
Nata n’tokë, si n’shêj pushimit;
Kam me kndue me zemer t’gzueme:
Um jam bija e Zojës s’Bekueme.
N’ças të mrâmë, tujë dalë shkretijet
Kur t’a lâ ket tokë tradhtare,
Kur t’shikjoj um prej lumnijet,
T’mshrirës s’Zotit n’per visare;
Kam me e dijtë vedin per t’pshtueme:
Un jam bija e Zojës s’Bekueme.
E kur t’dal n’at jetë t’amshimit,
Ku s’ka ndrrim as stina as moti;
Si t’i pshtoj gjith ktij thellimit,
Tash m’pranon n’Parriz mue Zoti,
Kur t’i flas me zemer t’gzueme:
Um kam bija e Zojës s’Bekueme.
 
Shkrue nga P. Vinçenc Prennushi OFM me rasën e themelimit të Shoqnisë së Bijave të Zojës pranë Motrave Stigmatine në Shkodër : 55 vajza e 7 murgesha shtëpije. Drejtues P. Marjan Prela. Marrë nga Zani i Shna Ndout, qershuer 1914, fq. 47.







All the contents on this site are copyrighted ©.