2008-05-07 20:01:05

Vazhdon gjendja e rëndë humanitare në Birmani nga cikloni


(7.5.2008 RV)Shkatërrime e vdekje në Mianmar janë dokumentuar edhe nga një sistem satelitor italianë. Organizatat humanitare po tërheqin vërejtjen se sëmundjet dhe mungesa e ujit dhe e ushqimit janë kërcënimet më të mëdha me të cilat po ballafaqohen me qindra mijëra të mbijetuar të ciklonit Nargis në Birmani. Të dhënat e fundit thonë se mbi 22. 500 njerëz kanë vdekur e 41 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur nga cikloni Nargis. Mirëpo junta ushtarake birmane nuk do që kjo tragjedi të pasqyrohet në botën e jashtme e televizioni shtetëror ka njoftuar sot për dëbimin e një gazetari të Bbc, i cili është ndalur në aeroportin e Yangonit më 5 maj e kthyer mbrapa në Tajlandë. Diktatura ushtarake që qeverisë Mianmarin që nga vitit 1962 më shumë vështirësi u jep lejet anëtarëve të organizatave humanitare të huaja që janë në Tajlandë gati për të hyrë në Birmani për të ofruar ndihmat urgjente popullsisë së goditur nga cikloni Nargis. UNICEF i dhe Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara pohojnë se fëmijët e mbijetuar janë të pambrojtur dhe u nevojitet ndihmë e menjëhershme. Organizatat humanitare i kanë bërë thirrje juntes ushtarake të Birmanisë të lehtësojnë vizat dhe rrugët për arritjen e ndihmave humanitare deri tek popullsitë dhe vendet e dëmtuara. Sipas zëdhënësit të agjencisë së OKB-së për koordinimin e ndihmave humanitarem Richard Horsey, personat që janë të pastrehë e që kanë nevojë për ndihma urgjente. Bashkësia ndërkombëtare është mobilizuar për mbledhjen e dërgimin e ndihmave e sot një avion me 25 tonelata ndihma humanitare është nisur nga Brindisi i Italisë duke hapur kështu një urë ajrore me Rangoonin.







All the contents on this site are copyrighted ©.