2008-05-07 20:09:04

Pas votimeve demokratike në Karolinen e Veriut e në Indiana, Obamës i mungojnë 200 delegatë për nomination


(7.5.2008 RV)Nuk ndryshon situata në garën parazgjedhore, që po vazhdon prej muajsh në SHBA, edhe pas votimeve të djeshme, ende nuk është e qartë se cili do të jetë kandidati për president nga demokratët. Barak Obama fiton në Karolinën e Veriut më 56% kundër 42% të senatores së Nju Jorkut, ndërsa në Indiana Hilari Klinton fiton me 51% kundër 49% të votave të kundërshtarit. Obama e konsolidon avantazhin e tij të ngusht për numër të delegatëve, por Hilari është e vendosur të vazhdojë luftimin deri në fund në etapat e mbrame të garës parzgjedhore që do të përfundojë më 3 qershor.

Kanada njoftoi se një ushtar i saj është vrarë nga militantët gjatë përleshjeve në Kandahar të Afganistanit. Ushtria kanadeze tha se edhe një ushtarë tjetër u plagos. Viktima e fundit e ngre në 83 numrin e ushtarëve kanadezë të vrarë në Afganistan. Aktualisht janë rreth 2 mijë e 500 ushtarë të Kanadës në Afganistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.