2008-05-07 13:24:02

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


(07.05.2008 RV)Zoja e Shkoders në Prill

Qe me lule stolisun e me qira
Na njat fugure po nderojm, qi Zojen
E Shkoders tuj na sblue, në kto dit t’vishtira
Na mson kû e kem mburojen.
E skam e gjak e mnér janë çue mbi dhé
Der gjuha n’gojë na â lidhë; sŷni habitun
Shikion kush â për ânë, mbi krye ndoi rrfé.
Mos t’krisin e pa pritun.
Gjith diten tu pelhura a me gjylpânë
Shprishet nana; prej tregut kthen baba i shkretë,
E njêni e tjetra, t’thuesh kan mihun n’ranë,
Pak gjâ kan shtî n’kuletë.
S’po ndîhet fylli n’mal, neper livadhe
Nuk po berlyket kau, rrênue janë stanat,
Frigueshim neper lugje si giâma e madhe
Ushton, kan ikë çobanat.
Por tý gjithnji t’kerkuen tuj shikjue qiellen
E t’vogjlit fmi me t’mdhait ta shkelin prakun
E Kolegjës s’Saverit, drandofillen
Me t’fal’ edhè zamakun.
T’tanë Shkodra marë, o Zojë, mbas porosijet
Qi na bâni Bariu, ne kto dit t’Majit
Me t’nderumun u shkrî, prej Shqyptarijet
T’mergohen ditt e vajit.
E n’rrugë t’sherbimit t’and Bariu na prîni;
Njat t’kreme t’ande n’ Prill, si kjè zakona,
Me vezullue t’a bâni si florini,
E u gzuene zêmrat t’ona
Kaloj i bardhi muej, na çon qershori
Te Zèmra e t’Birit t’and, me e marr’ bekimin,
Shkon per gjith mrame i miri edhè faitori
T’Bariut tuj ndiekë dishrimin.
E po, moi Nanë, kto t’lutna a nuk do t’ njiten
Tu froni i jyt ? A ka per t’mbetë Shqypnija
Vetun pa ndihmë? Jo kurr. Lutat nuk qiten Pa fryt, ne u thirrët Marija.

Atë Anton Zanoni S.J.; marrë nga revista LEKA







All the contents on this site are copyrighted ©.