2008-05-06 15:23:56

Takim, në Budapest, i kryesive të CCEE e të Comece, për të analizuar e për të propozuar detyrat parësore të Kishës në Evropë.


(06.05.2008 RV)Me ftesë të kardinalit Peter Erdë, kryeipeshkëv i Estergom-Budapestit dhe kryetar i Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës (CCEE), më 28 e 29 prill, në Budapest, u takuan kryesitë e CCEE e të COMECE-s (Komisioni i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane). Drejtuesit e dy organizmave ipeshkvnore reflektuan për aktualitetin evropian, duke vënë theksin mbi krizën kulturore-antropologjike, si sfidë krysore për Kishën në Kontinetin evropian. Me këtë krizë lidhet qëndrimi idiferent ndaj jetës dhe mungesa e përgjegjësisë etike ndaj familjes, drejtësisë e mbrojtjes së ambientit. Përballë kësaj situate, nuk mjafton që njeriu të rifitojë një përmasë shpirtërore, pa Zotin. Përkundrazi, është më se urgjente t’i rijepet Zoti Evropës!
Dje në Bruksel filloi Takimi IV i drejtuesëve të institucioneve evropiane (Komisione, Parlament e Këshill) me një grup liderësh të feve, të pranishme në Evropë, ku u fol për dialogun ndërkulturor, pajtimin dhe ndryshimet klimaterike. Takimi përfundoi me urimin që këto hapa domethënëse përpara, të kenë si rezultat realizimin gjithnjë më konkret e më të frytshëm të dialogut transparent e të rregullt ndërmjet bashkësive fetare dhe institucioneve evropiane, për të shkëmbyer mendime për temat me interes të përbashkët, parashikuar nga Traktati i Lisbonës.
Kryesia e CCEE përcaktoi edhe programin e mbledhjes plenare të 2008-tës, në të cilën do të marrin pjesë kryetarët e të gjitha Konferencave Episcopale të Evropës. Takimi do të mbahet në Estergom të Hungarisë, më 30 shtator deri më 3 tetor.Tema kryesore: “Lidhjet e Kishës me mediat”.
Janë ftuar edhe kryetarët e organizmave episkopale kontinentale të Afrikës (SECAM) e të Amerikës Latine (CELAM), për të thelluar, kështu, bashkëpunimin me ipeshkvijtë e këtyre kontinenteve.







All the contents on this site are copyrighted ©.