2008-05-06 17:58:53

Pas 8 vjetësh si car i vetëm i Rusisë, nesër Putin do t’ia lë presidencën Medvedev-it.


(6.5.2008 RV)SHBA-së e Rusia nënshkruan sot një Traktat të bashkëpunimit në fushën bërthamore civile, një marrëveshje që u bë e mundur fal marrëveshjes arritur nga Xhorxh Bush e Vladimir Putin në mbarim të takimit të nivelit të lartë të Grupit të 8-së në Pjetërburg. “E kemi pritur këtë marrëveshje 20 vjetë, megjithëse procesi i negociatave është nisur vetëm në korrik të vitit 2006”, shpjegoi një burim i qeverisë ruse i cituar nga agjencia gjermane “Dpa”, duke saktësuar se traktati nënshkruhet nga Sergei Kiriyenko, kreu i Rosatom-it e nga ambasadori amerikan në Moskë, William Burns.

Nesër pra në Moskë do të mbahet cerimonia e dorëzimit të pushtetit të presidencës mes Vladimir Putin e Dimitri Medvedev, zgjedhur president i ri i Vendit në zgjedhjet e marsit të kaluar me mëse 70% të votave. Presidenti i ri rusë Medvedev, konsiderohet nga vëzhguesit ndërkombëtar si “trashëgimtar” i Putinit, i cili menjëherë pas zgjedhjes, nënvizoi se presidenca e tij është një vazhdimësi e jo ndryshim.

Policia ka ndaluar sot afër 40 persona që po tentonin të arrinin pikën e takimit për manifestimin e anulluar të opozitës në Kremlin. Kështu referon agjencia Iterfax duke cituar burime të policisë. Ndër persona të ndalur ka edhe gazetarë. Manifestimi është anulluar pikërisht pse organizatorët nuk munden të garantonin sigurinë e pjesëmarrësve.







All the contents on this site are copyrighted ©.