2008-05-06 17:58:42

Me dhjetëra mijëra persona të vdekur e të humburve në Birmani nga cikloni Nargis


(6.5.2008 RV)Cikloni Nargis në Birmani ka shkuar mbi 65 mijë mes viktimave të humburve, ka bërë të ditur qeveria. Regjimi ushtarak i Birmanisë është shprehur i gatshëm të pranojë ndihmën ndërkombëtare për të përballuar katastrofën që goditi Vendin këtë fund jave që shkoi nga cikloni Nargis. OKB-ja njofton se ka vështirësi të mëdha në dërgimin e ndihmave, nevojat të jashtëzakonshme, problemet logjistike të shumta.
Sekretari i përgjithshëm i OKB së, Ban Ki Mun, ka premtuar ndihma urgjente për viktimat e katastrofës nga cikloni në Birmani, ku rreth një milion njerëz kanë mbetur në qiell të hapur. Ndërkohë, që përmasat e dëmeve nga kjo katastrofë natyrore sa vijnë e rriten.







All the contents on this site are copyrighted ©.