2008-05-06 18:08:13

Kriza në Lindje të Mesme mes dhunës e hapave diplomatike


(6.5.2008 RV)Një ushtarë i Hamasit është vra e tre shokë të tij janë plagosur gjatë sulmeve ajrore izraelite natën që shkoi në zonën e Beit Lahjas, në veri në Gazës. Një tjetër palestinezë 21 vjeç është plagosur në fshatin Kabatja të Cisjordanisë, afër Zheninit, gjatë ndeshjes me forcat e Autoritetit Palestinezë në një post bllok.

Në fushën diplomatike shënohen përparime në bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve. Kryeministri izraelit, Ehud Barak dhe presidenti palestinez, Mahmud Abaz, duket se janë të një mendimi për sa i përket problemit mjaft të diskutueshëm kufitar në konflikitn e Lindjes së Afërme. Ata kanë biseduar për problemin e kufirit me shtetin e ardhshëm palestinez dhe vendosjen e sigurisë. Më parë ministrja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs, kishte ndërmjetësuar mes dy palëve edhe një herë për arritjen e një kompromisi për të dalë nga kriza, e cila kohëve të fundit ishte ashpërsuar shumë.







All the contents on this site are copyrighted ©.