2008-05-05 17:59:01

Kondolica Rajs në Lindjen e Mesme për paqen izraelito-palestineze


(05.05.2008 RV)Tibetianët refugjatë në Indi pranuan me dëshirë, por edhe me kujdesin e detyrueshëm, impenjimin e Kinës për të vazhduar diskutimet mbi krizën e Tibetit, të nesërmen e bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të Pekinit dhe të dërguarve të liderit të tyre shpirtëror, Dalai Lama. Takimet u zhvilluan me dyer të mbyllura në Shenzhen, në Kinën jugore. Deklarata që ata do të kishin preferuar është lajmi i Kinës se ka marrë fund shtypja e dhuna në Tibet.

Sekretarja e shtetit, Kondolica Rajs ndodhet që nga e shtuna në Lindjen e Mesme për bisedime të reja mbi çështjen palestineze. Sot janë takuar kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen. Olmert ishte takuar më parë me Kondolica Rajs. Kryeministri izraelit është aktualisht objekt i të pestit hetim nga ana e policisë për shpërdorime, por është impenjuar se do të vazhdojë bisedimet për paqen. Bisedimet e sotme janë përkufizuar si më seriozet e kohëve të fundit. Janë bërë hapa përpara përsa i përket dy çështjeve: përcaktimit të kufirit të shtetit të ardhshëm palestinez dhe ndarja e kompetencave ndërmjet tij dhe Izraelit në çështjet e sigurisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.