Benedikti XVI me rastin e betimit të 33 rekrutëve: Roja Zvicerane është shkollë jete
në shërbim të Papës.
(05.05.2008 RV)Në shërbimin që
i bën Papës e Kishës, Roja Zvicerane Papnore është edhe shkollë jete: kështu u shpreh
sot Benedikti XVI në audiencën me anëtarët e Rojës, themeluar nga Papa Juli II në
vitin 1506. Ati i Shenjtë i priti sot në Sallën Klementine, së bashku me familjarët,
me rastin e betimit të 33 alabardierëve, që do të organizohet nesër në Oborrin e Shën
Damasit të Pallatit Apostolik. Para se të fillojë betimi, do të përkujtohen 147 ushtarët
helvetikë, që ranë në fushën e nderit, duke mbrojtur Atin e Shenjtë gjatë plaçkitjes
së Romës, në vitin 1527. Benedikti XVI i përshëndeti të pranishmit në gjuhët zyrtare
të Konfederatës helvetike: gjermanisht, italisht e frëngjisht, duke nënvizuar se,
përtej uniformës, secili është njeri i papërsëritshëm, i thirrur nga Hyji për t’i
shërbyer mbretërisë së Tij të dashurisë e të paqes.