2008-05-03 16:10:50

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


(04.05.2008 RV)O Nanë, mjaft mâ jetima !...

Por sá n’ prendim, tashmâ po zhduket dielli,
Natyren mbar’ e mbloi pel’hura e zezë.
Xhixh’lluesa hyjt kan nis’ m’u duk’ ke qielli
E permbi t’gjith’ mbretnesh’ dán hâna ndezë!

Me vel plot lule f’tyren toka t’mblueme
N’agim na shtrohet para nji pranverë;
Mjerime e vaj’, kjen’ mbajt’ nên dhé t’sulmueme
Prej njaj Mbretneshe, ngadhnjyese mbi skyferë!...

Por shk’â atje nalt, prej shkambijesh krenare?
Pse lulzimet mâ t’kandshmet muret qesin
Pse lét e lét kanga jehon shqiptare
E fusha e male si n’gezim pershndesin ?
… … … … … … … … …

O heshtim deke, pse n’ket trúll u derdhe?!
Burrat kreshnik’ nuk shifen mâ n’luftime
E zogj’t e Shqipes lane t’vetat çerdhe ;
Nji váj ushton nji gjâm’ plot me trishtime!

Pse kúr nên dhé pushoi at’her’ Luftari
‘Dhe Virgj’na Mrí u dá prej çerdhje s’vjeter.
E qe se sot, mjerisht, e shef shqiptari
Jo brí Rozaf’s, por larg në nji komb’ tjeter!

Ah ! s’ká pse çil’ per né jo kurr pranvera,
As s’ká n’blerim natyren pse t’a veshi,
As fllade t’kandshme kurr jo mos t’siell era,
Por váj e gjâm’, robní mbi né le t’reshi !...

E Ti Rozaf’ jetike, mbi ket dhé,
Qi per sá shekuj dimna ké provue,
A thue pranver’ s’ do t’ léjn’ ndo’ i her per né,
A por gjithmon’ te mjer’ na kem’ me rr’nue ?...

E prá mjaft p’suem, mjaft vuejtem prej mizori,
Mjaft kem’ gjimue nên thêmer t’huj n’robní;
Qe para Teje i drejti ‘dhe mkatnori
N’ giuj t’kemi rá, ndigiona, o Nan’ Marí!

Kalon n’per biga t’tokes s’Kastrijotit,
Ndeper ledina e fusha te blerueme
Nanen tue thírr’, qi kje largue qysh’ motit,
Nji bij fat-mjer’ tue lypë’… kerkon e shueme!...

Kjo bij jetime, qi shkon tue kjá n’per kodra,
Kjo bij e shkrét’, qi mbetun ká pa Nânë;
 “Shqipja Ilire” , â çerdhja e vorfen “ Shkodra”
Qi nat’ e dit’ gjimon, vajton e fshânë!...

O Nân’ Mari, deh ! sielli n’t’ shkretat troje,
Si para i siellshe sýt e Tú plot m’shrirë
E hovin Tând me g’zim persrí drejtoje
Kah Atmja e Gjergjit, n’ t’ vjetrin trúll Ilirë.
 Marrë nga revista LEKA, nënshkruar me inicialet P. L.







All the contents on this site are copyrighted ©.