2008-05-03 18:34:23

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës.


(04.05.2008 RV)RealAudioMP3 4 maj: Mëshira, program për të krisheterët e Mesjetës.
“Ëëëëëë! Sot është dita e mëshirës!”.
Vëlla Romani, një frat imcak, i sapoardhur në kuvend, nuk arrin dot ta kuptojë pse sot në mëngjes në mensë, vëlla Tankredi lëpin mustaqet, prandaj pyet:
“Çdo ditë është dita e mëshirës?....”!
Vëlla Tankredi shpërthen në gaz:
“Sigurisht, vëlla i dashur Roman! Por duhet të dish se termi mëshirë ka më se një kuptim. Ndërmjet tjerash, mëshira ka kuptimin e ushqimit të zgjedhur që na jep abati në ditë feste. Natyrisht, shumë më i mirë se në ditë të zakonshme. Këtë desha të them. Sot është përvjetori i themelimit të kuvendit tonë, e prandaj do të kënaqemi me gjellë të shijshme”.
“Aaaa!”.
“Por, kujdes vëlla, ki mendjen! Në se të thonë të ulesh përmbi mëshirën, mos gabo të ulesh mbi një pjatë me gjellë. Duhet ta dish se mëshirë quhet edhe karrikja mbi të cilën mund të mbështet një vëlla i mplakur ose i lodhur, ndërsa lutet në Kishë”.
“Aaaaa!”.
“Siç e shikon, mëshira është diçka që ka të bëjë gjithënjë me një leje të posaçme. Por, në se dëshiron ta dish kuptimin e zanafillës, ky term tregon hirin e Hyjit. Në Mesjetë mëshira merrej shumë seriozisht: prandaj edhe është term kaq i përhapur. Njerëzia i njihte mirë fjalët e thëna nga vetë Jezusi në Ungjill: “Të jeni të mëshirshëm, ashtu si i mëshirshëm është Ati juaj”.
Me këto fjalë Jezusi nënvizon se mëshira nuk i takon vetëm Hyjit, por se edhe i krishteri duhet ta verë në jetë këtë cilësi në sjelljen ndaj të afërmit.
Por mëshira mund të duket një nocion tepër abstrakt e, prej këndej, edhe i vështirë për t’u vënë në jetë. … Për fat, Jezusi në Ungjill propozon një lloj ‘programi’ të mëshirës, e ishte pikërisht ky program, që të krishterët e Mesjetës dëshironin ta vinin fjalë për fjalë në jetë. Për ta kujtuar lehtë, e përmblodhën në një vargëzim latinisht: “Visito, poto, cibo, redimo, tego, colligo”.
Secila nga këto fjalë përmbledh një këshillë. Jezusi ua jep atyre që duan të mësojnë si shkohet në parajsë.
Visito do të thotë vizitoj të sëmurët, poto – u jap të pijnë atyre që kanë etje; cibo - ushqej të uriturit; redimo - liroj skllevërit (të kujtoj se në Mesjetë ekzistonin ende skllevërit, që mund të çliroheshin vetëm duke i paguar aq sa vlenin në tregjet e skllevërve) ; tego – vesh ata që janë të zhveshur; colligo – stehoj të huajt. Program i bukur, vërtetë… për të gjithë, jo vetëm për të krishterët e Mesjetës. Prandaj e përkthyem përafërsisht këtë vargëzim në shqip, që çdo i krishterë ta mbajë mend mirë e t’u japë të mjerëve: ujë, ushqim shoqëri; rroba, strehim, liri!








All the contents on this site are copyrighted ©.