Sot Papa priti tre ipeshkvijtë e rinj, shuguruar dje nga kardinali Bertone në bazilikën
e Shën Pjetrit.
(02.05.2008 RV)Janë: kryeipeshkvi Leon Kalenga Bedikebele, të cilit Papa i
besoi detyrën e Nuncit Apostolik në Ganë; imzot Frans Daneels, emëruar sekretar i
përgjithshëm i Gjykatës së Senjaturës Apostolike dhe Huan Injac Arrieta Okoa de Kinketru,
sekretar i ri i Këshillit Papnor për Tekstet Ligjore. Dje, gjatë homelisë, kardinali
Bertone, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kujtoi perspektivat premtuese të
Kishës në Afrikë dhe rëndësinë e shërbimit të Selisë së Shenjtë në mbarështimin e
drejtësisë.