2008-05-02 17:50:21

Përshëndetja e Papës drejtuar lëvizjes kishtare ‘Përtëritja në Shpirtin Shenjt’, mbledhur në Rimini për Takimin e 31-të italian.


(02.04.2008 RV)“Me kënaqësi të thellë ju drejtoj përshëndetjen, që shpreh afërsinë shpirtërore të Benediktit XVI, duke kujtuar se Papa e ndjek me vëmendje të madhe baritore rrugën në të cilën ecin lëvizjet kishtare”. Me këto fjalë hapet mesazhi i gjatë, drejtuar lëvizjes ‘Përtëritja në Shpirtin Shenjt’, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit.
Letra u shkrua me rastin e Takimit të 31-të italian, që u hap dje pasdite në Panairin e Riminit, me temë “Të rilindur nga Fjala e Hyjit’. Marrin pjesë 20 mijë vetë, përfaqësues të 1.900 grupeve e bashkësive të lëvizjes kishtare ‘Përtëritja në Shpirtin Shenjt’, nga e gjithë Italia.







All the contents on this site are copyrighted ©.