2008-05-01 10:24:20

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës.


(01.05.2008 RV)RealAudioMP3 1 maj: ndjehet një erë e re: era e Rilindjes
Mesjeta nuk ka përfunduar ende, por tashmë fryn era e re e Rilindjes! Shumë qytete fillojnë të interesohen për teatrin fetar. Lindin kudo universitetet. Familjet e pasura porosisin libra mahnitës, stolisur me miniatura. Lind shtypshkronja. Lulëzojnë personalitete artistike gjeniale: krijohen kryeveprat e pavdekshme të Fra Angjelikos, Mikelanxhelos e lind, prej lutjes, Rublëvi. Andrei Rublëv (1360- 1430) është ikonografi i famshëm, që Kisha e Rusisë e ka shpallur shenjt. Ikona e tij kushtuar Trinisë Shenjte, realizuar ndërmjet viteve 1422 e 1427, ruajtur në muzeun Tretjakov të Moskës, njihet botërisht si një nga kryeveprat e gjeniut njerëzor, si në këndvështrimin artistik, ashtu edhe në atë teologjik. Kjo ikonë nuk ka për qëllim të paraqesë tri Vetjet e së Shenjtnueshmes Trini, sepse asnjë dorë njeriu nuk mund ta pikturojë Trininë Shenjte. Ikona bazohet në tregimin e Biblës, në të cilin përshkruhet mikpritja që i bën Abrahami (Libri i Zanafillës, 18), te lisi i Mamrës, tre shtegtarëve, që Bibla i quan Engjëj. E veç arteve, era e re fryn në të katër anët e mendimit njerëzor: kjo erë i shtyn karavelat e Kristofor Kolombit drejt një bote të largët: thua do ta çojnë Shpirtin e Zotit në këto toka të panjohura?







All the contents on this site are copyrighted ©.