2008-04-30 18:55:35

Miratohet në Turqi reforma mbi lirinë e shprehjes


(30.04.2008 RV)Parlamenti turk miratoi ndryshimet në një ligj të kritikuar nga Bashkimi Evropian, që kishte për qëllim të kufizonte lirinë e shprehjes. Reforma ka të bëjë me nenin 301 të Kodit Penal, i përdorur për të persekutuar qindra shkrimtarë, ndër të cilët Çmimin Nobel për letërsinë, Orhan Pamuk. Me ndryshimet e miratuara tani, konsiderohet krim fyerja ndaj shtetit turk e jo ndaj së ashtuquajturës “turqëri”, siç ishte më parë. Dënimi më i lartë do të jetë dy e jo tri vjet.







All the contents on this site are copyrighted ©.