2008-04-29 17:29:10

Përmblidhet në një libër të veçantë katekizmi i Benediktit XVI kushtuar Apostujve.


(29.04.2008 RV)Shtëpia Botuese e Vatikanit përmblodhi, në një libër të veçantë, katekizmin e mbajtur nga Benedikti XVI gjatë audiencave të së mërkurës kushtuar apostujve. Vëllimi, me 176 faqe, i lidhur me karton dhe i ilustruar, është i pari nga katër librat, në të cilët do të përmblidhen plotësisht reflektimet e audiencave të përgjithshme të së mërkurës. Vëllimet e ardhshme do të përmbledhin katekizmin kushtuar zanafillës së Kishës, Etërve të Kishës dhe Shën Agostinit.







All the contents on this site are copyrighted ©.