2008-04-29 16:28:51

OKB-ja: grup emergjence për të përballuar rritjen e çmimit të ushqimeve në botë


(29.04.2008 RV)Një grup ermergjence i OKB-së do të merret me përgjigjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krizës ushqimore botërore. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun në përfundim të takimit të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të 27 agjensive ndërkombëtare, mbi emergjencën e ushqimit, që u mbajt dje e sot në Bernë të Zvicrës. Ndërkohë, sipas pohimit të presidentit të Bankës Botërore, Robert Xelik, çmimi i grurit dhe i orizit do të mbeten shumë të lartë, me pasoja të rënda për vendet në zhvillim. “Rritja dramatike e çmimit të ushqimit – deklaroi Ban Ki-Mun - përbën një sfidë globale pa precedent, që godet më të varfërit e më nevojtarët”. Shuarja e urisë do të ketë përparësi, tha Ban Ki-Mun, duke u bërë thirrje vendeve donatore të ndihmojnë me fonde organizatat që punojnë në këtë fushë.







All the contents on this site are copyrighted ©.