2008-04-29 16:28:42

Kryetari i ri i Bashkisë së Romës Alemano i shkruan Papës


(29.04.2008 RV)Roma, kryeqyteti i Italisë dhe një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit, ndërron faqe. Në vend të një kryetari bashkie të majtë, nga ballotazhi i fundjavës së kaluar, doli fitimtar Xhani Alemano, eksponent i Partisë së djathtë “Aleanca Nacionale”. Pasi deklaroi se do të punojë edhe për ata që nuk e kanë votuar, Alemano i ka shkruar një telegram Papës Benedikti XVI, ku nënvizon: “Në momentin kur zgjidhem Kryetar bashkie i Romës nga votat e zgjedhësve ju drejtoj Juve, Shenjtëri, Ipeshkëv i këtij qyteti, përshëndetjen time të veçantë, duke siguruar bashkëpunimin e plotë me bashkësinë katolike për të mirën e të gjithë qytetarëve romakë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.