2008-04-28 17:59:45

Në botë, rriten çmimet e ushqimeve e shpenzimet për armatimet


(28.04.2008 RV)Në botë po afirmohen prirje gjithnjë e më shqetësuese, si rritja e çmimit të ushqimeve bazë për jetën dhe rritja e shpenzimeve për ushtrinë e për luftrat, që shkatërrojnë planetin. Sipas Institutit suedez për çarmatimin, në vitin 2006 janë shpenzuar 1200 miliard dollarë më shumë për armatimet. Nga viti 1997 deri në vitin 2007 shpenzimet për ushtrinë në botë janë rritur me 37%. Ndër prodhuesit më të mëdhenj të armëve janë SHBA-të, Kina, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Italia.
Nga ana tjetër, do të mjaftonin 57 miliard dollarë të investuar për mjekët e familjes, për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë 8 milion vetë çdo vit. Sipas FAO-s, nëse qeveritë do të shpenzonin 1 miliard dollarë, pra shumë më pak nga sa shpenzojnë për armatimet, do të rrisnin e do ta bënin me efikase ndihmën ndaj vendeve ku është problem uria e mjerimi. Por investimet në këtë fushë, fatkeqësisht, nuk sjellin fitime.







All the contents on this site are copyrighted ©.