2008-04-28 17:59:24

Atentati kundër Karzait tregon dobësinë e talebanëve


(28.04.2008 RV)RealAudioMP3 Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai i shpëtoi dje një atentati të talebanëve, ku gjetën vdekjen tri vetë, ndër të cilët një fëmijë 10 vjeçar. Talebanët sulmuan në kryeqytet, gjatë festës kombëtare, në praninë e autoriteteve ndërkombëtare, pranë pallatit presidencial, ndërsa festohej 16-vjetori i rënies së regjimit filo-komunist. Nuk u ndalën as para 3000 ushtarëve, tankeve e avionëve. Ishin gjashtë persona, prej të cilëve tri u vranë. Si duhet interpretuar kjo ngjarje? Të dëgjojmë opinionin e Emanuele Xhordanës, drejtor i Agjensisë gazetareske italiane “Letra22”, e specializuar në politikën e jashtme:
Mund t’ju godasim në çdo moment, mund të godasim edhe presidentin. Ky është natyrisht interpretimi më shqetësues. Por ekziston edhe një interpretim tjetër, që tregon një farë dobësie të talebanëve: përdorimi i sulmeve terroriste në të vërtetë, do të thotë të pranosh se nuk je i zoti të kontrollosh krejt territorin e sidomos të marrësh në dorë Kabulin. Nëse NATO qëndron në vendnumëro në territoret e kontrolluara nga talebanët, pra në provincat e Helmandit, Kandaharit, Uruzganit, e vërtetë është edhe se talebanët e dinë se nuk mund të dalin prej tyre, e sidomos nuk mund të arrijnë kryeqytetin. Ky është sinjali se ofensiva e tyre e pranverës reduktohet në sulmin e ndonjë të dëshpëruari, që më pas dihet se vdes. Nëse ky është me të vërtetë një element dobësie, në një farë mënyre, është e mundur të fillohet ndonjë dialog me ndonjë rrymë të talebanëve, që mund të shkëputet nga trungu amë.







All the contents on this site are copyrighted ©.