2008-04-24 18:01:13

Tre vjet më parë nisi papnia e Benediktit XVI


(24.04.2008 RV)RealAudioMP3 Pikërisht tre vjet më parë, më 24 prill 2005, Benedikti XVI fillonte shërbimin e tij si Kryebari i Kishës universale, përballë 350 mijë vetëve, që mbushnin përplot Sheshin e Shën Pjetrit dhe gjithë Rrugën e Pajtimit. Duke kremtuar Meshën e parë si pasardhës i Shën Pjetrit, Papa Racinger shpaloste para besimtarëve të mbarë botës, programin e papnisë së Tij:
“Programi im i vërtetë i qeverisjes është të mos bëj vullnetin tim, të mos ndjek idetë e mia, por t’ia vë mirë veshin, së bashku me mbarë Kishën, fjalës e vullnetit të Zotit, duke e lënë të më prijë, kështu që t’i prijë Ai vetë Kishës në këtë orë të historisë sonë”.
Eshtë ky programi që Benedikti XVI po e vë në jetë që prej tre vjetësh, në sa një vit i ri shpalos ditët e veta, në të cilat Benedikti XVI do të shkruajë faqe të reja të historisë së papnisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.