2008-04-24 18:23:59

Shqipëria me çmime më të larta se BE-ja


(24.04.2008 RV)Shqipëria paska çmime më të larta se Bashkimi Evropian. Përfundimi i çuditshëm, po të mbahen parasysh pagat e ulta të shqiptarëve, për të mos folur për pensionet, dokumentohet nga një studim i Eurostatit. Tiranës ia kaloka vetëm Kroacia, Turqia dhe Serbia. Në Shqipëri e në Bosnjë, të dyja me rezultat të barabartë, çmimet e ushqimeve janë rreth 70% më të larta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Studimi ka marrë në konsideratë përveç Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë, Maqedoninë, Turqinë si dhe 7 shtete të Bashkimit Evropian: Austrinë, Bullgarinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Rumaninë dhe Slloveninë, pra pothuaj krejt Evropën qendro-juglindore.
Arësyet e kësaj mesatareje të lartë varen kryesisht nga çmimet e telefonisë celulare dhe nga ato të naftës e derivateve të saj. Përveç xhepit të shqiptarëve, këto çmime rëndojnë mbi ekonominë në tërësi, duke e bërë të varet më shumë sa duhet nga dy sektorët e sipërpërmendur e duke dhënë shkas për abuzime e manipulime të çdo lloj natyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.