2008-04-24 18:01:41

Mijëra besimtarë nderojnë reliket e Shën Piut nga Pietrelçina


(24.04.2008 RV)Atmosferë jashtëzakonisht emocionante sot në San Giovanni Rotondo, në Italinë jugore, ku trupi i Shën Piut nga Pietrelçina u ekspozua për t’u nderuar nga besimtarët.
Para ekspozimit, kardinali Zhoze Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kryesoi Meshën solemne, duke theksuar se shenjti kapuçin jetoi në bashkim me Krishtin e Kryqëzuar, në sa tani jeton me Krishtin e Ngjallur. Reliket - shtoi Hirësia e Tij – kumtojnë krijesën e re, që lind në bashkim me të Ngjallurin”.
E ndiqte një popull, mbledhur rreth elterit për të jetuar misterin e fesë e për të kremtuar shenjtërinë e krijesave, që dinë të hyjnë në zemër të këtij misteri.







All the contents on this site are copyrighted ©.