2008-04-23 19:22:22

Më 9 korrik Shqipëria dhe Kroacia pritet të nënshkruajnë zyrtarisht anëtarësimin në NATO


Në selinë e NATO-s në Bruksel zhvillohet raundi i parë i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën veriatlantike. Pas ftesës që Shqipëria së bashku me Kraocinë mori në samitin i Bukureshtit për t'u bërë anëtare e kësaj Aleance, këto bisedime shënojnë pjesën procedurale që duhet të ndiqet për t'u realizuar anëtarësimi.
Sipas BBC-së pritet të zhvillohen disa raunde bisedimesh dhe ato, sipas një planifikimi në NATO, duhet të përfundojnë deri në muajin korrik të këtij viti. Pritet që më 9 korrik Shqipëria dhe Kroacia, që morën ftesën në Bukuresht, të nënshkruajnë zyrtarisht anëtarësimin në NATO. Pas kësaj date fillon procedura e ratifikimit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, procedura që zgjasin rreth një vit. Pritet që në samitin e ardhshëm të NATO s, që zhvillohet në dy qytete, Strasburg të Francës dhe Kiell të Gjermanisë, Shqipëria dhe Kroacia të marrin pjesë si anëtare me të drejta të plota të organizatës.

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar votimin e paketes kushtetuese në Kuvend të Shqipërisë si nje arritje te madhe politike dhe hodhi poshte se ne nenet e ndryshuara jane prekur kompetencat e Presidentit. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes se sotme të qeverisë, Berisha theksoi se Kuvendi para dy ditësh firmosi kushtetuten me moderne të kohërave dhe se me votimin për të u arrit konsensusi me i gjërë politik i parë këto 17 vitet e fundit.  “Ata që thonë se vendos kryetari i qeverisë janë të mjerë. Parlamenti përfaqëson sovranitetin. Me votimin e sistemit zgjedhor proporcional i dhamë fund kushtetutës së inateve”, tha Berisha.
Kryeministri mbrojti dhe ndryshimet per nenet mbi Presidnetin duke sqaruar se paketa kushtetuese e re nxorri përfundimisht jashte krize institucionin e presidences. “Asnje kompetence e presidentit nuk ehte prekur”, siguroi ai.







All the contents on this site are copyrighted ©.