2008-04-23 19:22:11

Hilari Klinton fiton në Pensilvani për të shpresuar në nomination


SHBA, Hillari fiton në Pensilvani duke evituar kështu eleminimin e saj nga gara në zgjedhjet presidenciale. Kështu pra në garën për kandidaturën e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane, senatorja Hillary Clinton shënoi fitore në shtetin e Pensilvanisë ndaj senatorit Barak Obama, i cili gjithësesi mbetët në krye. Senatorja Hilari Klinton ka fituar me 55 për qind kundrejt 45 për qind të votave, që i fitoi rivali i saj, senatori Barak Obama në shtetin e Pensilvanisë. Me këtë fitore Klinton ka zvogëluar diferencën në numrin e delegatëve me senatorin Obama. Deri në konferencën e demokratëve më 3 qershor gara paraprake do zhvillohet dhe në nëntë shtete.

Në luftimet gjatë natës në Bagdad vriten 15 të armatosur. Trupat amerikane kanë bërë të ditur sot se kanë vrarë gjatë natës 15 të armatosur në zonën Shiite të Bagdadit, ku po zhvillohen luftime për javë me radhë ndërmjet milicëve të klerikut irakian, Moktada al Sadër dhe forcave të sigurimit. Në sulme janë plagosur edhe 22 persona të tjerë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.