2008-04-22 18:52:59

Nesër paradite, në bazilikën e Shën Pjetrit - salikimet e kardinalit Truhiljo. Nuk do të mbahet audienca e përgjithshme.


(22.04.2008 RV)Do të kremtohet nesër paradite, në orën 11. 00, në Bazilikën e Vatikanit, Mesha e dritës për kardinalin kolumbian, Alfonso Lopez Truhiljo, kryetar i Këshillit Papnor për Familjen, që vdiq të shtunën e kaluar në Romë, pas një sëmundjeje të rëndë. Ishte 72 vjeç.
Mesha për shpirt të Kardinalit të ndjerë do të kremtohet nga Dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Angjelo Sodano, në elterin e katedrës së Bazilikës vatikanase. Do ta kryesojë vetë Papa, që do të mbajë edhe homelinë e rastit.







All the contents on this site are copyrighted ©.