2008-04-22 16:42:29

Kuvajt-Irak: fillon mbledhja e 3-të ndërkombëtare e Vendeve fqinje


Ministrat e vendeve fqinje të Irakut dhe të fuqive botërore e filluan sot takimin e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare në Kuvajt, ku diskutojnë se çfarë duhet bërë për të ndihmuar Irakun. Kryeministri irakian, Nuri al Maliki, tha se do t'u kërkojë fqinjëve arabë t'i hapin ambasadat dhe ta falin borxhin e jashtëm të Irakut, i cili kap shumën prej rreth 67 miliardë dollarësh. Punimet e takimit ndjekën nga 23 vende mes të cilëve pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të G8.
Qeveria e Baghdadit i ka kërkuar Vendeve të Lindjes së Mesme shlyerjen e borxhit prej disa milionë dollarësh.
Ndërsa në terren dhuna nuk ka të ndalur. Dy ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në provincën qendrore irakiane Salahedin. Po kujtojmë se bilanci i përgjithshëm i viktimave amerikane në Irak prej fillimit të ndërhyrjes në mars 2003, ka arritur në 4.041 ushtarë të vrarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.