2008-04-22 16:32:24

Dita e 38-të botërore e Tokës, me temën: “Mbroj fëmijët tanë e të ardhmen tonë!". Bota kërcënohet nga egoizmi.


Sot në 174 Vende u kremtua Dita e 38-të botërore e Tokës, me temën: “Mbroj fëmijët tanë e të ardhmen tonë”. Sivjet, mëse 12 mijë organizatorë promovuan në 174 Vende të botës, kremtime e manifestime mbi temat e mbrojtjes e të ruajtjes së tokës. Të gjitha nismat përkujtojnë se çdo person mund të bëhët protagonist duke marrë një qendrim të ndërgjegjshëm e duke njohur rëndësinë që roli i tij personal në mbrojtjen e planetit.
Dita Botërore e Tokës është si ditë e apelimit ndaj problemeve kryesore që lidhen me degradimin e tokës si rezultat i braktisjes dhe keqpërdorimit të saj, ndotjes nga industritë kimike, erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimet masive, etj.
Ishte 22 prilli i vitit 1970 kur, duke iu përgjigjur një apeli të senatorit amerikan Gaylord Nelson, mëse 20 milionë qytetarë amerikanë u mobilizuan duke marrë pjesë në një sërë manifestimesh në mbrojtje të mjedisit. Që atëherë, është bërë ngjarje ndërkombëtare për promovimin e mbështetjes së politikave të zhvillimit.
Po të dhënat mbi shëndetin e Tokës sot janë alarmuese: në vitin 2007 janë prerë 11 miliardë pemë ndër pyje e janë braktisur në atmosferë 8 miliardë tonelata të anhidridit karbonik. Shqetëson edhe shkrirja e akullnajëve të mëdhenjë, rritja e nivelit të deteve, rritja e rreshjeve në hemisferën e veriut dhe rritja e thatësirës në Vende të ndryshme të jugut. Kultivimi i biokarburanteve, gjithnjë në rritje e sipër, i heqë tokë grurit e orizit duke kmoprometuar burimet ushqimore. Sipas të dhënave të FAO-së Organizatës Botërore të Bujqësisë, 60 për qindë e shërbimeve të furnizuara nga njeriu përmes ujit, ushqimit e peshkimit janë degraduar apo janë përdorur në mënyrë të pandërgjegjshme. Përgjigjia ndaj këtij përkeqësimi në rritje e sipër, kalon edhe përmes një ndërgjegjësimi të sjelljeve individuale të njerëzve. Duke cituar fjalët e pionirit të ekologjisë moderne, Barry Commoner, Dita botërore e Tokës është një ditë në të cilët “njeriu, në një farë mënyre, pajtohet me planetin në të cilin jeton”.
Kujtojmë se në Shqipëri kjo ditë filloi të kremtohet pas viteve 1990, me nismën e shoqatave të mjedisit, të cilat trajtuan dhe vazhdojnë të trajtojnë problemet kryesore të mjedisit në vendin tonë, si ndotja e ajrit, e ujit , prerja e pyjeve, etj.
Me rastin e kësaj dite, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, zhvillojë paradite një aktivitet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u diskutua për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe u nënshkrua edhe një memorandum i përbashkët për mbrojtjen e tokës.

Vazhdon rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të ushqimit, e para këtij problemi dy presidentë të Amerikes Latine kanë bërë paralajmërime të forta kundër rritjes së prodhimit të biokarburanteve. Presidenti bolivian, Evo Morales, sulmoi ata që vënë automjetet luksoze para jetës së njerëzve. Cmimi i prodhimeve bujqësore ka filluar të rritet në mënyrë dramatike, veçanërisht çmimi i grurit. Prandaj po rritet çmimi i bukës. Tashmë në Bolivi kemi probleme me inflacionin, për shkak të këtyre artikujve. Ky nuk është problem i brendshëm, por i shkaktuar nga jashtë", tha presidenti i Bolivisë, Evo Morales.
Ndërsa Alan Garcia i Perusë tha se shfrytëzimi i tokës për biokarburante po shkakton probleme në sigurimin e ushqimit për të varfrit. Ndërkaq Brazili, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të biokarburanteve, njoftoi krijimin e një sipërmarrjeje të madhe të përbashkët me Ganën për kultivimin e kallamsheqerit për prodhimin e bioetanolit. Kryeministri britanik, Gordon Braun, ka thirrur një takim në Londër për të shqyrtuar nëse është e nevojshme të ndryshojnë politikat aktuale evropiane, që nxisin prodhimin e biokarburanteve duke ndikuar në uljen e kultivimit të grurit.







All the contents on this site are copyrighted ©.