2008-04-21 16:57:11

Ndryshon Kushtetuta në Shqipëri. Mosmarrëveshje për zgjedhjen e presidentit


(21.04.2008 RV)Vetëm pak orë na ndajnë nga votimi i ndryshimeve të Kushtetutës në parlamentin e Shqipërisë. Mollë sherri është bërë zgjedhja e presidentit, pavarësisht se duket që është arritur një marrëveshje ndërmjet dy partive të mëdha, asaj Demokratike e asaj Socialiste. Gjithsesi, sëbashku ato nuk kanë numrin e mjaftueshëm të votave, që nevojiten për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë. Presidenti i Republikës, i përkrahur sot edhe nga presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, për vizitë në Tiranë, mbështet tezën e zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli, ndërsa partitë e mëdha duan që ai të zgjidhet me 3/5 e votave të parlamentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.