2008-04-19 08:33:38

Benedikti XVI u uron Pashkët hebrejve: Kemi trashëgimi të përbashkët shpirtërore.


(19.04.2008 RV)RealAudioMP3 Pasditen e djeshme (ora 23.20 në Evropë), Papa Benedikti XVI bëri një vizitë të shkurtër në Sinagogën e Parkut Lindor të Nju Jorkut, ku u prit nga rabini Artur Shnajder, një hebre austriak i mbijetuar nga Holokausti, i cili është transferuar në SHBA në vitin 1947. Gjithashtu, ai është edhe themelues e president i fondacionit “Thirrja e ndërgjegjes”, organizatë jo qeveritare e njohur nga OKB-ja. Në shkrimet e tij, rabini i konsideron Kryqin, Gjysmëhënën dhe Yllin e Davidit si simbole të paqes, të tolerancës dhe të respektit të anasjelltë. Papa iu drejtua atij dhe bashkësisë hebraike, që sot fillon festimin e Pashkëve me fjalën “Shalom”, që tashmë është bërë e njohur në të gjithë botën e do të thotë “Paqe”. Ati i Shenjtë falenderoi për dhuratat që mori, për lulet e pranverës e për këngën e bukur, që fëmijët e korit kënduan për të.
“E di mirë – nënvizoi Papa Racinger – se bashkësia hebraike ka ofruar një kontribut të vlefshëm në jetën e qytetit dhe ju inkurajoj të gjithëve të vazhdoni të ndërtoni ura miqësie me të gjitha grupet e shumta etnike e fetare që jetojnë pranë jush”.
Para se të përfundonte, Benedikti XVI vuri në dukje trashëgiminë e përbashkët shpirtërore të katolikëve dhe hebrenjve







All the contents on this site are copyrighted ©.