2008-04-18 07:56:19

Ati i Shenjtë në SHBA: takon viktimat e shpërdorimeve seksuale


(18.04.2008 RV) Komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit për takimin e Papës me një grup viktimash të shpërdorimeve seksuale nga ana e disa përfaqësuesve të klerit. Dje, në orën 16. 15, Ati i Shenjtë u takua, në kapelën e nunciaturës apostolike të Uashingtonit, me një grup të vogël personash, viktima të shpërdorimeve seksuale nga ana e përfaqësuesve të klerit
Grupi, i shoqëruar nga kryeipeshkvi i Bostonit, kardinali Sean O’Malley, u lut së bashku me Papën, i cili më pas dëgjoi historitë e tyre personale dhe u tha fjalë inkurajuese, duke u ngjallur shpresat për të ardhmen.
Papa i siguroi se do të lutet për ndjetet e tyre, për familjet e tyre e për të gjitha viktimat e shpërdorimeve seksuale.
  







All the contents on this site are copyrighted ©.