2008-04-15 18:58:35

Gjak në Irak: mëse 50 viktima në atentate të ndryshme


(15.04.2008 RV)Kamikaze në aksion në Irak. Bilanci i disa atentateve në vend është dramatik. Mëse 50 numri i viktimave. Teatri më i përgjakshëm qe pa dyshim Bakuba në verilindje të Bagdadit. Në atentatin më të rëndë gjatë gjashtë muajve të fundit u vranë 40 vetë dhe u plagosën rreth 70 të tjerë.

Gjatë vizitës në SHBA, Dalai Lama konfirmoi kontaktet diplomatike me Kinën për të gjetur një zgjidhje për Tibetin. Në Miçigan, lideri shpirtëror i tibetianëve do të takohet me të dërguarën amerikane për Tibetin, Paula Dobrianski. Në një intervistë, Dalai Lama akuzoi se në zonën himalajane po vihet në zbatim një genocid kulturor, por shtoi se duhet parë nëse Pekini e bën këtë me qëllim apo jo. Ndërkaq, pas Afrikës, flaka olimpike mbërrin në Azi. Në Islamabad, autoritetet pakistaneze kanë ndryshuar rrugën e flakëmbajtësve, për motive sigurie.








All the contents on this site are copyrighted ©.