2008-04-14 18:32:02

Emergjenca ushqimore: Banka Botërore kërkon ndërhyrje urgjente


(14.04.2008 RV)Janë akoma mëse 1 miliard, personat që jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Është denoncimi i presidentit të Bankës Botërore, Robert Xelik para Komitetit Monetar Financiar ndërkombëtar. Xelik nënvizoi se shtatë vitet e ardhshme janë vendimtare për të rifituar terrenin e humbur. Sipas presidentit të Bankës Botërore, bota rrezikon të bëhet pre e revoltave të personave të uritur, nëse nuk do të bëhet diçka për të ndaluar rritjen e çmimeve të ushqimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.