2008-04-12 19:26:30

Botohet në Amerikë libri i Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”


(13.04.2008 RV)Shtëpia botuese ‘Junivers” në SHBA boton librin e mirënjohur të Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”. Libri i parë - “Live to tell”, është përkthyer në anglisht nga Kathlen Schank në bashkëpunim me përkthyesin e njohur shqiptar Petro Zheji. Pas titullit shënohet: “Një histori e vërtetë e persekutimit të klerit në Shqipërinë komuniste”.
Botim me vlerë të jashtëzakonshme, sepse dokumentimi i historisë së persekutimit të klerit e të besimtarëve, jo vetëm katolikë, në Shqipëri, është tepër i mangët e pak di bota për martirizimin e martirët tanë.
Këtë e vërteton më së miri ‘Libri i zi i komunizmit’, por edhe libri i Didje Rans ‘Deshën ta vrasin Zotin’, që ka shumë mangësi e pasaktësiNdërsa në librin e Atë Zef Pëllumit, me saktësi e pa asnjë mangësi, tregohen ngjarje që nuk janë mbledhur me ngut andej e këndej, por që janë jetuar, duke lënë gjurmë gjaku në kujtesën e fratit, i cili merr penën e nis të shkruajë, për të plotësuar porosinë e Atit të tij shpirtëror, Marin Sirdanit, historianit të njohur, që e di mirë ç’vlerë ka dokumentimi e prandaj e porosit: “Edhe në mos mujsh me bâ kurrgja tjetër, ti rrno! Rrno vetëm për me tregue”. E tani Atë Zefi nis ta tregojë historinë e tij në një gjuhën që e merr vesh gjithë bota, që gjithë bota ta mësojë sa tragjike qe koha kur Shqipëria ishte nën thundrën e njërës nga diktaturat më gjakatare.







All the contents on this site are copyrighted ©.