The Times: mund të rifillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd
(11.04.2008 RV)Gazeta britanike “The Times”, e cila citon diplomatë perëndimorë,
shkruan sot se bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë mund të rifillojnë. Sekretari
i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun mund të emërojë së shpejti një negociator për
këtë. Sipas gazetës, ka qenë Rusia ajo që ka kërkuar rinisjen e bisedimeve, duke e
kërcënuar Ban Ki-Mun se nuk do të mbështesë zgjedhjen e tij për një mandat të dytë.
Gjithashtu, Moska ka kërkuar që të zgjatet afati 120-ditësh i kalimit të kompetencave
nga misioni UNMIK në atë evropian Eulex.
Sheshi qendror i Tiranës “Skënderbej”
do të ndryshojë fytyrë. Konkursin e shpallur nga Bashkia për rehabilitimin e tij e
ka fituar një studio belge. Projekti kushton 10 milion euro dhe puna duhet të fillojë
mënjëherë. Gjithçka duhet të jetë gati në vitin 2009, por që tani duket nuk do t’u
pëlqejë qytetarëve, të cilët sipas sondazheve kanë preferuar planin e ndryshimeve
të arkitektit amerikan Daniel Liberskind.