2008-04-11 18:03:57

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit meksikan Korripio Ahumada, protagonist i baritorisë me indianët.


(11.04.2008 RV)Papa, si mori lajmin e vdekjes së kardinalit meksikan Korripio Ahumada, shprehu ngushëllimet e tij më të ndjera përmes një telegrami, drejtuar kryeipeshkvit aktual të Meksikos, kardinalit Norberto Rivera Carrera. “Shërbimi i tij bujar e i pakursyer ipeshkvnor – shkruan Papa – është dëshmi e gjallë e dashurisë së Kardinalit të ndjerë për Hyjin, për Kishën e për kauzën e Ungjillit”.
I lindur më 1919, i diplomuar në filozofi, teologji, drejtësi kanonike dhe në historinë e Kishës, emëruar ipeshkëv nga Papa Piu XII më 1952 e krijuar kardinal nga Gjon Pali II më 1979, kardinali Korripio Ahumada mbylli sytë në moshën 88 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Mesha e dritës do të kremtohet nesër në Shenjtëroren e famshme të Gudalupes e më pas, Kardinali i ndjerë do të pushojë në paqe në kriptën e ipeshkvijve të katedrales së Qytetit të Meksikos.Me vdekjen e kardinalit Korripio Ahumada, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 196 kardinaj, nga të cilët, 119 me të drejtë zgjedhore.








All the contents on this site are copyrighted ©.